Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën - Gazeta Express
string(84) "gazetarja-e-cnn-arkani-deshi-te-me-kapte-peng-per-raportimet-mbi-bosnjen-dhe-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 23:13

Gazetarja e CNN: Arkani deshi të më kapte peng për raportimet mbi Bosnjen dhe Kosovën

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 23:13

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar një episod të rëndë nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi, kur për pak sa nuk u kap peng nga një prej figurave më famëkeqe të luftës, Zhelko Raznatoviq – i njohur si Arkan.

Amanpour ka rrëfyer se në atë kohë raportimet e saj kritike ndaj politikave gjenocidale të forcave serbe gjatë luftës në Bosnje dhe paralajmërimeve për luftën në Kosovë e kishin bërë objektiv të bandës së Arkanit.

“Isha duke raportuar me tone shumë të ashpra ndaj serbëve për politikat e tyre gjenocidale gjatë luftës në Bosnje dhe për atë që ishte e pashmangshme në Kosovë. Për pak sa nuk përfundova peng e tij”, ka thënë Amanpour.

Arkani, një nga kriminelët më të frikshëm të luftës, ishte përgjegjës për mizori të shumta ndaj civilëve gjatë konflikteve në Ballkan.

Amanpour shtoi se ky moment i rrezikshëm shënoi një nga përvojat më të rënda në karrierën e saj si korrespondente lufte./Telegrafi/