Gazetari Vehbi Kajtazi dyshon në vërtetësinë e letrës së Biden për shqiptarët - Gazeta Express
string(77) "gazetari-vehbi-kajtazi-dyshon-ne-vertetesine-e-letres-se-biden-per-shqiptaret"

Gazetari Vehbi Kajtazi dyshon në vërtetësinë e letrës së Biden për shqiptarët

Gazeta Express

18/10/2020 12:20

Gazetari Vehbi Kajtazi, dyshon se është gënjeshtër letra e publikuar në media e kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, përmes së cilës i drejtohet kosovarëve se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit.

Gazetari Kajtazi thotë se letra në fjalë nuk ka asnjë të dhënë origjinale dhe nuk është e publikuar në faqen zyrtare të kandidatit për president Biden.

Lexo Edhe:

“Era rren po i vjen”, shkruan ai ndër të tjera, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Bideni në këtë deklaratë, thotë se duhet të anulohet qasja e Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke rivendosur drejtësinë dhe barazinë në marrëdhëniet mes tyre dhe duhet punuar drejt një bashkëpunimi më të madh. /Gazeta Express/