Gazetari shqiptar tregon se cilën vrasje në Shqipëri e ka urdhëruar Gëzim Çela që u arrestua sot në Ferizaj - Gazeta Express
string(107) "gazetari-shqiptar-tregon-se-cilen-vrasje-ne-shqiperi-e-ka-urdheruar-gezim-cela-qe-u-arrestua-sot-ne-ferizaj"

Gazetari shqiptar tregon se cilën vrasje në Shqipëri e ka urdhëruar Gëzim Çela që u arrestua sot në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

08/12/2023 23:09

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të shumëkërkuarin për trafikim me narkotikë, Gëzim Çela. Ai mendohet si një nga personat më me ndikim në trafikun e narkotikëve jo vetëm brenda Shqipërisë. Çela, siç ka njoftuar policia është arrestuar në një fshat të Ferizajit.

Çela kishte qenë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa policia ka bërë të ditur se në momentin e arrestimit Çela po shoqërohej nga dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkull nga Kosova.

Lexo Edhe:

Dy muaj më parë, gazetari hulumtues Ferdinand Dervishi kishte deklaruar se Çela kishte porositur vrasjen e bankierit Artan Santo, që njëkohësisht përbën një nga vrasjet më të mistershme dhe më tronditëse në Shqipëri.

Sipas gazetarit, shkak është bërë kapja e një ngarkese të madhe me kokainë për të cilën trafikanti nga Fushë Kruja i kërkuar tashmë dhe nga SPAK, kishte lënë 2 milionë dollarë garanci në bankën e Santos.

“U kap droga në Mal të Zi, ky (Gëzim Çela) u kthente kolumbianëve 2 milionë eurot e garancisë, që e paguante ky. Në këtë periudhë, meqë DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë lekët u arrestua në Rinas. Kolumbianët vetë pësuan një humbje të dyfishtë, humbën sasinë e drogës, 250 kg, humbën dhe këtë garancinë bankare sepse kolumbiani u kap.

Në këtë moment, është goditur, prej këtij njeriu, dhe kjo ka qenë pista kryesore e policisë, është goditur një bankier në qendër të Tiranës. Që tu thoshte kolumbianëve që ‘nuk ua kam bërë unë puçin, nuk janë fajet e mia. Ja çfarë bëra’. Prandaj ky njeri quhet baron i drogës”, u shpreh gazetari.

Për të vërtetuar deklaratën e tij, Ferdinand Dervishi tha se ka të ruajtur dhe një deklaratë publike të ministrit të kohës Saimir Tahiri, se vrasja e Artan Santos ishte bërë pikërisht për të çuar zhurmën diku tjetër, shumë larg.

“Në këtë moment, është goditur, prej këtij njeriu, dhe kjo ka qenë pista kryesore e policisë, është goditur një bankier në qendër të Tiranës. Që tu thoshte kolumbianëve që ‘nuk ua kam bërë unë puçin, nuk janë fajet e mia. Ja çfarë bëra’. Prandaj ky njeri quhet baron i drogës”, përmbylli ai.

Ferdinand Dervishi: Me kalimin e kohës është bërë grosist i trafikut të drogërave drejt Italisë dhe Francës. Di që ka një dënim në Itali, 11 vjet. Kërkohet nga Franca përmes Interpolit. Historia më e madhe e tij është ajo e vitit 2014, në periudhën që ka qenë operacioni në Lazarat. Ky njeri është dhe subjekt i DEA-s amerikane. DEA Amerikane këtë njeri e ka me qark të kuq dhe e ndjek vazhdimisht.

Grida Duma: Po si ka mundësi që shpëton Ferdinand?

Ferdinand Dervishi: Po sepse jeton në Shqipëri. Në viti 2014, në momentin që ishte policia e angazhuar me Lazaratin, DEA ndiqte një ngarkesë droge prej 250 kg kokainë dhe vendos vetë DEA që të mos shkarkohet në Durrës, por të shtyhet më tej.

Mendojnë se Policia shqiptare, ose nuk e besojnë, ose mendojnë që po merret me Lazaratin. Për këtë arsye e shtyjnë të shkojë në Mal të Zi. Shkon në Mal të Zi dhe kapet. Në këtë histori ishin kolumbianët në mes. Kolumbianët në atë kohë punonin me garanci. Nëse kjo kapej, ata kishin lënë garanci në një bankë në Shqipëri, një sasi dollarësh, 2 milionë dollarë që të mos dilnin të humbur shumë. Kjo garanci e lënë pikërisht nga ky person që po flasim, Gëzim Çela.

U kap droga në Mal të Zi, ky (Gëzim Çela) u kthente kolumbianëve 2 milionë eurot e garancisë, që e paguante ky. Në këtë periudhë, meqë DEA këmbënguli, ai kolumbiani që erdhi për të marrë lekët u arrestua në Rinas. Kolumbianët vetë pësuan një humbje të dyfishtë, humbën sasinë e drogës, 250 kg, humbën dhe këtë garancinë bankare sepse kolumbiani u kap.

Në këtë moment, është goditur, prej këtij njeriu, dhe kjo ka qenë pista kryesore e policisë, është goditur një bankier në qendër të Tiranës. Që tu thoshte kolumbianëve që ‘nuk ua kam bërë unë puçin, nuk janë fajet e mia. Ja çfarë bëra’. Prandaj ky njeri quhet baron i drogës.

Dhe në atë kohë, që të vërtetohet kjo çfarë them, ministri Tahiri ka dalë dhe ka thënë publikisht, e kam ruajtur dhe videon sepse kisha merak, ka thënë: “Ishte një vrasje që duhet të dëgjohej larg.” Pra në Kolumbi.