string(56) "gazetari-serb-spiunon-pergatitjet-e-kombetares-shqiptare"

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 8:03

Gazetari serb spiunon përgatitjet e kombëtares shqiptare

Sport

Gazeta Express

06/06/2025 8:03

E shtuna po afron dhe dueli midis Shqipërisë dhe Serbisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Dje, lojtarët e ekipit kombëtar shqiptarë zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore në Tiranë, e cila ishte e mbyllur për publikun, por gazetari serb, sipas mediave të tyre, ka kapur një pamje të asaj që po përgatiten për të shtunën.

Stërvitja u zhvillua në fushën që është pjesë e kompleksit Federata Shqiptare e Futbollit, dhe e gjitha kjo pranë stadiumit “Air Albania”, ku do të luhet ndeshja.

Trajneri Silvinho mori pjesë aktive në stërvitje si lojtar dhe kujtoi ditët e tij të lavdisë, dhe duket se është i kënaqur me lojtarët e tij, gjë që mund të konkludohet nga thirrjet e shpeshta “bravo”,  shkruan portali serb kurir.rs.

Gazetari i mediumit ka filmuar përgatitjet e kombëtares shqiptare të cilat media ku ai punon i cilëson si spiunim të përgatitjeve

aaaaa