string(73) "gazetari-nga-zvicra-shqiperia-mund-ta-fitoje-eurovizionin-me-kengen-zjerm"

Muzike

Gazeta Express

15/05/2025 20:28

Gazetari nga Zvicra: Shqipëria mund ta fitojë Eurovizionin me këngën “Zjerm”

Muzike

Gazeta Express

15/05/2025 20:28

Andi Carlisle, gazetar ka komentuar mbi performancën e shqipërinë në eurovizion, e cila u kualifikuar për në finalen e madhe të saj.

Ai e cilëson këtë hap si një ndër shanset më të mira për Shqipërinë, kjo jo vetëm për hapin në finale por dhe për probabilitetin e lartë që Shqipëria ka për një fitore të mundshme sipas gazetarit.

“Mendoj që është një nga shanset më të mira që i jepet Shqipërisë për të fituar një çmim në Eurovizion. Ishte një këngë shumë e bukur që tregon jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët.

Pasi pashë performancën, mendoj vërtet se ka një shans që ta fitojë Shqipëria votën e jurisë. Performanca ishte në nivelin e duhur, pa asnjë defekt apo mangësi, ndaj është vërtet shansi më i mirë për të fituar.

I pyetur nëse do e krahasonte këtë përformancë me një tjetër gjatë Eurovizionit, gazetari tha se: “Ishte një përfaqësim i mirë dhe mendoj se ajo i ka bërë për vete fansat e Eurovizionit përderisa u kualifikua në natën finale, por nuk mund të krahasohet me dikë. Ishte e suksesshme”, tha ai.