Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se djali i gazetarit të RTK’së Blerim Haxhiaj ka përfituar 11 mijë euro nga Ministria e Kulturës.
“A po iu kujtohet ky servili hajduk i vetëquajtur gazetar që doli se kish marrë 100 mijë euro donacione nga Qeveria e Kosovës…Eh mirë. Edhe djali i tij kish marrë. Paramendo, djali i Blerimit, Glauku, e kish kap një 11 mijëshe. Edhe ai me OJQ kishe. Edhe ai nga Ministria e Kulturës. A dini rast tjetër ku edhe baba edhe djali kapin fonde në thirrjen e njëjtë të ministrisë? Jo nuk dini valla. Me pyet ketë Blerimin garant thotë “çka din fmija çka janë 11 mijë euro”. A ka gjasë që i shihni këta të Vetëvendosjes t’u anku për ketë Blerimin? Jo s’ka tybe. Ky është i mirë për ta. P.S Nëse doni me ditë as janë 11 mijë euro, atëherë po iu tregoj që janë 3 vjet punë për një punëtor me pagë minimale. Dhe janë nja 5-6 vjet pension i veteranit të luftës.”