Gazetari maqedonas: Ali Ahmeti do të jetë vendimtar për formimin e qeverisë - Gazeta Express
string(74) "gazetari-maqedonas-ali-ahmeti-do-te-jete-vendimtar-per-formimin-e-qeverise"

Gazeta Express

10/07/2020 23:25

Gazetari maqedonas: Ali Ahmeti do të jetë vendimtar për formimin e qeverisë

Gazeta Express

10/07/2020 23:25

Redaktori i televizonit Kanal 5 ka thotë se Ali Ahmeti dhe BDI-ja do të jetë vaga e balansit për qeverinë e ardhshme në Maqedoninë e Veriut.  Sipas redaktorit të televizionit Kanal 5, si do që të jetë, më 15 korrik, shumë gjëra do të jenë më të qarta.

“Por, nuk jam i sigurt se do të jetë e qartë se kush do të formojë qeverinë. Vetë fitorja, nëse është e ngushtë, nuk e garanton këtë, dhe kjo u tregua edhe në vitin 2017. Sigurisht që rezultati në bllokun shqiptar do të jetë i rëndësishëm, veçanërisht nëse BDI është akoma “tasi i peshoreve”. Atëherë jam i sigurt se na pret një verë e stuhishme, dhe ndoshta edhe vjeshta. Ahmeti e ka ngritur shumë lartë kushtin e një kryeministri shqiptar dhe tani nuk do të ketë shumë hapësirë ​​për manovrim, “shpjegon Mihajloski, përcjell TS.

Nga ana tjetër të gjitha anketat me kredibilitet ndërkombëtar të huaja dhe të vendit thonë se në bllokun shqiptar do të fitojë BDI-ja, por edhe  lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në Tv21 u shpreh se e BDI-ja do të jetë fituese në bllokun shqiptar dhe Reçica e Vogël do të jetë më e famshmja në rajon pas 15 korrikut. /TS/