Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se gazetari Blerim Haxhiaj që e intervistoi "butë" Kurtin ka përfituar 100 mijë euro nga qeveria - Gazeta Express
string(124) "gazetari-lirim-mehmetaj-thote-se-gazetari-blerim-haxhiaj-qe-e-intervistoi-bute-kurtin-ka-perfituar-100-mije-euro-nga-qeveria"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 12:13

Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se gazetari Blerim Haxhiaj që e intervistoi “butë” Kurtin ka përfituar 100 mijë euro nga qeveria

Lajme

Gazeta Express

10/07/2025 12:13

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se gazetari i RTK’së Blerim Haxhiaj që e intervistoi “butë” kryeministrin Kurti ka përfituar 100 mijë euro nga qeveria.

Mehmetaj thotë se Blerim Haxhiaj këto para i ka marrë në emër të Organizatës Joqeveritare “Cult Club”.

“Gazetari që “diti” si ta intervistojë Kurtin shpërblehet me 100 mijë euro nga Qeveria… A po iu kujtohet ky kolega që e pyetke Albin Kurtin në intervistë “sa është e vështirë të jeni kaq i mirë”? I njëjti, pra Blerim Haxhiaj, i kish rru nga Qeveria plotë 100 mijë euro.  Ato i kish marrë në emër të një OJQ-je që e kish ky me emrin “Cult Club”.  Një herë 40 mijë e dy herë nga 30 mijë euro gazetari i nderuar Haxhiaj i kish përfitu. Aty në OJQ gruan e kish drejtoreshë. Super.  Po bravo tybe. Pse jo.  Plus që militanti të lëvdon, thotë ish patriot se e trajtoi mirë kryeministrin.”