Gazetari italian ia përmend Igli Tares trileçen shqiptare, ky ia kthen: Ju preferoj ta provoni - Gazeta Express
string(92) "gazetari-italian-ia-permend-igli-tares-trilecen-shqiptare-ky-ia-kthen-ju-preferoj-ta-provoni"

Sport

Gazeta Express

07/07/2025 16:19

Gazetari italian ia përmend Igli Tares trileçen shqiptare, ky ia kthen: Ju preferoj ta provoni

Sport

Gazeta Express

07/07/2025 16:19

Një moment i ëmbël dhe krejt ndryshe nga temat e zakonshme sportive ka ndodhur gjatë një bisede mes gazetarit italian dhe drejtorit sportiv të AC Milan, Igli Tare.

Teksa diskutimi kishte marrë rrjedhë joformale, gazetari përmendi me kureshtje trileçen shqiptare – një nga ëmbëlsirat më të dashura në kuzhinën shqiptare.

Reagimi i Tares ishte plot krenari dhe humor:

“Ju rekomandoj ta provoni se do ju pëlqejë shumë, pak reklamë falas për vendin tim, pse jo,” – u shpreh ai me një buzëqeshje.

Ky moment i vogël, por domethënës, ishte një shembull i bukur i mënyrës se si kultura dhe gastronomia shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare – këtë herë falë një legjende të futbollit shqiptar.

Një trileçe, një fjalë e ngrohtë, dhe një promovim i natyrshëm për Shqipërinë – Igli Tare di si t’i bëjë të gjitha!/GazetaExpress/