string(80) "gazetari-i-t7-ankohet-nga-ohri-pala-kosovare-shume-e-mbyllur-sjapin-informacione"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 14:40

Gazetari i T7 nga Ohri: Pala kosovare shumë e mbyllur, s’japin informacione

Lajme

Gazeta Express

18/03/2023 14:40

Televizioni T7 është duke i përcjellë nga afër zhvillimet në Ohër, ku Kosova dhe Serbia pritet të takohen për të diskutuar Aneksin e Implementimit të propozimit franko-gjerman.

Gazetari i T7 Çlirimtar Morina i cili po qëndron në Ohër, gjatë transmetimit direkt teksa është pyetur për atë që po ndodh atje dhe nëse ka filluar takimi tre palësh, ka shprehur shqetësimin e tij se pala kosovare është shumë e mbyllur për të marrë informacione.

“Pala kosovare është e mbyllur dhe është shumë e vështirë për të depërtuar dhe për të marrë informacione”, ka thënë gazetari Morina./Express/