Gazetari i njohur nga Brukseli: Këto mund të jenë afatet kur hiqen vizat - Gazeta Express
string(71) "gazetari-i-njohur-nga-brukseli-keto-mund-te-jene-afatet-kur-hiqen-vizat"

Gazetari i njohur nga Brukseli: Këto mund të jenë afatet kur hiqen vizat

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 22:34

Gazetari Augustin Palokaj ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodh këtë vjeshtë ose më së largu në fund të këtij viti.

Duke folu për KTV-në, Palokaj ka thënë se Samiti i Bashkimit Evropian që po mbahet në Bruksel më 23 dhe 24 qershor, është pozitiv për Kosovën.

Lexo Edhe:

“Ky është takimi më pozitiv që kam parë ndonjëherë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Edhe Holanda edhe Franca janë shprehur të gatshëm që të lëvizin përpara. Këto dy shtete kanë qenë shtetet më skeptike. Duhet pasur parasysh se fjala është për një çështje ku vendimet merren me shumicë të planifikuar. Shembujt e vendeve që kanë marrë liberalizimin e vizave me Kosovën na lë të kuptojmë se mund të jemi me shpresë se diku në vjeshtë ose në fund të vitit të ndodhë, për të hyrë në fuqi para festave të fundvitit”, ka thënë Palokaj për televizionin. /GazetaExpress/