Gazetari i 'Le Iene' tregon historinë me Agron Shehajn për rikthimin e Alvin Berishës - Gazeta Express
string(83) "gazetari-i-le-iene-tregon-historine-me-agron-shehajn-per-rikthimin-e-alvin-berishes"

Gazetari i ‘Le Iene’ tregon historinë me Agron Shehajn për rikthimin e Alvin Berishës

Gazeta Express

13/08/2020 22:51

Gazetari shqiptar i Le Iene, Taulant Kopliku ka ndarë një histori me biznesmenin dhe politikanin Agron Shehaj i cili dje ishte lajmi i ditës pasi dhuroi pajisje jetike për te prekurit me COVID.

Kopliku tregon prapaskenat e një takimi në Milano me Shehajn ku ky i fundit i është ofruar të ndihmojë fëmijët në kampin e ferrit në Siri me kushtin që emri i tij mos dilte.

Lexo Edhe:

“Ishte i gatshëm të financonte të gjithë operacionin për rikthimin e atyre fëmijeve, nga kërkesa e supozuar financiare e autoriteteve të atjeshme, tek shpenzimet e personave që do shkonin e deri te charteri që do sillte fëmijët në shtëpi. Kuptohet që për arsye shume me madhore sesa deshira dhe gatishmeria e tij financiare, për kulisa përtej të imagjinueshmes, ky operacion nuk u bë i mundur. Sidoqoftë, në kujtimet e mia të atyre diteve me biseda e telefonata intensive me shumë aktorë, Agron Shehaj mbetet personi që fitoi respektin tim absolut, duke u vetëofruar pa më të voglin interes dhe me kushtin e vetëm: “Taulant, emri im nuk ka pse të dalë”, shkruan gazetari.

E PLOTË NGA TAULANT KOPLIKU:

Miqte e mij gazetare me rikthyen sot ne mendje zotin Agron Shehaj. Kishte bere nje donacion sa vital aq edhe te kushtueshem per spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nje akt human i cili mund te ndiqet fare mire nga dhjetra biznesmene te ketij vendi per ti dhene sado pak nje dore sistemit shendetesor te derrmuar nga tenderat e Vilmes & Co. Por kjo eshte nje histori tjeter.

Sot do doja te ndaj me ju nje “prapaskene” e cila daton ne vjeshten e vitit qe shkoi.

Pasi publikuam historine e Alvinit te vogel, Agron Shehaj, ish deputeti biznesmen, u vu ne kontakt me mua me deshiren e nje njeriu, te nje prindi per te bere diçka per femijet shqiptare ne kampin famekeq te Sirise.

Kerkonte me çdo kusht te jepte nje dore. U takuam ne Milano, biseduam gjate, komunikuam edhe me pas shume here. Hodhem ide pas ideje per te gjetur menyren qe ti sillnim ata femije. Fillimisht u perqendruam te Alvin e me pas te pjesa tjeter e kontigjentit shqiptar te Al Haël. Verejta ne kete person, jo milionerin tipik shqiptar qe kerkon reflektoret nga pas, por nje person me pak fjale dhe konkret ne ide.

Ishte i gatshem te financonte te gjithe operacionin per rikthimin e atyre femijeve, nga kerkesa e supozuar financiare e autoriteteve te atjeshme, tek shpenzimet e personave qe do shkonin e deri te charteri qe do sillte femijet ne shtepi. Kuptohet qe per arsye shume me madhore sesa deshira dhe gatishmeria e tij financiare, per kulisa pertej te imagjinueshmes, ky operacion nuk u be i mundur. Sidoqofte, ne kujtimet e mia te atyre diteve me biseda e telefonata intensive me shume aktore, Agron Shehaj mbetet personi qe fitoi respektin tim absolut, duke u veteofruar pa me te voglin interes dhe me kushtin e vetem: “Taulant, emri im nuk ka pse te dale”.

Dhe dua ta pranoj qe ky eshte nje perjashtim pasi per politikanet nuk eshte se kam respekt./newsbomb