Gazetari i Fox News thotë se Bideni e thirri në telefon pasi e ofendoi rëndë - Gazeta Express
string(76) "gazetari-i-fox-news-thote-se-bideni-e-thirri-ne-telefon-pasi-e-ofendoi-rende"

Gazetari i Fox News thotë se Bideni e thirri në telefon pasi e ofendoi rëndë

Gazeta Express

25/01/2022 15:07

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka telefonuar reporterin e Fox News, Peter Doocy, pasi ai u dëgjua duke i thënë atij në një konferencë për media “i biri budalla i kur**s”.

Presidenti e bëri komentin në fund të një ngjarjeje që synonte të publikonte përpjekjet e tij për të adresuar çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe për të trajtuar inflacionin.

Lexo Edhe:

Kur ai mbaroi fjalimet e tij të përgatitura, disa gazetarë i bënë pyetje presidentit i cili ishte ulur në dhomën e gjatë lindore të Shtëpisë së Bardhë.

Ai u kap duke e quajtur Doocy-n një ‘ i biri budalla i ku**ës’ në mikrofon pasi bëri një pyetje në lidhje me inflacionin të hënën.

Të hënën mbrëma, Doocy u shfaq në programin e Sean Hannity për të shpjeguar se që atëherë kishte dëgjuar drejtpërdrejt nga presidenti, i cili i kishte telefonuar.

Doocy tha se fillimisht, ai nuk e dëgjoi fyerjen e presidentit.

“Reagimi im ishte i vonshëm pasi stafi i Biden po na nxirrte jashtë. Na thoshin faleminderit, koha për të shkuar. Kur dolëm jashtë, dikush më tregoi se çka kishte thënë për mua”.

Ai më pas tregoi se si presidenti e kontaktoi atë rreth një orë më vonë.

“Nuk është asgjë personale, shok”, tha ai. “Unë u sigurova që t’i tregoja atij se gjithmonë do të përpiqem ta pyes diçka ndryshe nga ajo që të gjithë të tjerët pyesin, dhe ai më tha ‘duhet’.

“Dhe ky është citati i presidentit, kështu që unë do të vazhdoj ta bëj”, tha më tej Doocy, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.