Bullgaria është tërhequr nga anëtarësia e Bordit të Paqes, që u themelua pak javë më parë.
Rreth kësaj çështjeje, ka reaguar gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, i cili, në një postimin në profilin e tij në ‘’X’’, i është drejtuar shtetit të Kosovës, duke i thënë që të ‘’marrë shembull’’, përjcjell Gazeta Express.
‘’ Kosovë, merr shembull. Gabimet e marra mund të korrigjohen’’, ka shkruar Martens, i cili edhe më parë ka kritikuar anëtarësimin e vendit në këtë Bord.
Kosovo, take note. Stupid mistakes can be corrected. https://t.co/eq3j7a1G4t
— Michael Martens (@Andric1961) March 21, 2026
Ndryshe, Bullgaria ishte një nga pak vendet e Bashkimit Evropian që iu bashkua Bordit të Paqes. Ndërsa kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Andrey Gyurov, ka deklaruar për Euronews se bashkimi në Bordit e Paqes, i udhëhequr nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte rezultat i “vendimit të një oligarku” dhe nuk pasqyron konsensusin politik në vend.
“Do të ishte teprim të thuhej se kjo është pozicioni i Bullgarisë. Nuk ishte çështje politike ndërkombëtare – ishte çështje personale e një oligarku që është i sanksionuar nga Ligji Global Magnitsky’’, citohet të ketë thënë ai.