Gazetari i famshëm italian shpërthen në lot pasi e fiton gjyqin ndaj mafies: Ma vodhën jetën - Gazeta Express
string(91) "gazetari-i-famshem-italian-shperthen-ne-lot-pasi-e-fiton-gjyqin-ndaj-mafies-ma-vodhen-jeten"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 8:32

Gazetari i famshëm italian shpërthen në lot pasi e fiton gjyqin ndaj mafies: Ma vodhën jetën

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 8:32

Gjykata e Apelit në Romë ka konfirmuar sot dënimet për kërcënimet mafioze ndaj shkrimtarit Roberto Saviano dhe gazetares Rosaria Capacchione, të bëra nga bosi i Camorrës Francesco Bidognetti dhe avokati i tij Michele Santonastaso gjatë procesit “Spartacus” në vitin 2008.

Bidognetti u dënua me 1 vit e 6 muaj, ndërsa Santonastaso me 1 vit e 2 muaj burg.

Ai e quajti vendimin një fitore për lirinë e shtypit dhe gazetarinë e ndershme në përballje me mafien.

Saviano ka shpërthyer në lot në sallën e gjyqit, duke u përqafuar me avokatin e tij, pas vendimit që konfirmoi dënimin për kërcënimet mafioze ndaj tij.

“Më kanë vjedhur jetën. Kam jetuar nën mbrojtje për 18 vjet. Nuk ka qenë jetë, por mbijetesë.”

Vendimi u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa Saviano e cilësoi këtë një ditë drejtësie për të gjithë ata që bëjnë gazetari të ndershme përballë mafies.

Autori i librit të famshëm Gomorra jeton nën mbrojtje të vazhdueshme që prej vitit 2006, për shkak të kërcënimeve të shumta nga krimi i organizuar.

Ai është kthyer në një simbol të rezistencës kundër mafies dhe një zë i fuqishëm për lirinë e fjalës në Itali.