Gazetari godet Ramën: Në Shqipëri shiten produktet serbe, jo ato të Kosovës! - Gazeta Express
string(73) "gazetari-godet-ramen-ne-shqiperi-shiten-produktet-serbe-jo-ato-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 19:29

Gazetari godet Ramën: Në Shqipëri shiten produktet serbe, jo ato të Kosovës!

Lajme

Gazeta Express

03/11/2025 19:29

Gazetari shqiptar ka reaguar ashpër ndaj politikave ekonomike të Qeverisë Rama, duke theksuar se produktet nga Kosova nuk arrijnë në tregun shqiptar, ndërsa ato serbe dominojnë raftet e marketeve.

Në një deklaratë për emisionin “Kosova Live në T7”, gazetari nga Shqipëria Armir Shkurti u shpreh se produktet e Kosovës, si djathi i Sharrit apo bylmeti vendor, nuk shiten në Shqipëri derisa theksoj se produktet e Serbisë kanë hyrë masivish në treg.

“Në Shqipëri nuk vjen djathi i Sharrit, nuk vjen bylmeti i Kosovës, por bylmeti i Serbisë. Ne, që kemi të njëjtën gjuhë, kulturë dhe traditë, duhet të ishim bashkuar ekonomikisht siç u bashkua Gjermania me Francën, edhe pse ata ishin dy kombe të ndryshme,” – tha Shkurti.

Ai shtoi se shqiptarët në të dy anët e kufirit “janë një komb i ndarë me letra dhe kufij politikë”, duke kritikuar ashpër nismën e “Ballkanit të Hapur” dikur dhe afrimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Shkurtit, prioriteti duhet të ishte krijimi i tregut të përbashkët shqiptar, që do të forconte ekonominë kombëtare dhe bashkëpunimin ndërshqiptar dhe jo ndryshe.