Gazetari gjerman: Kancelari Merz mund të vizitojë Serbinë shumë shpejt - Gazeta Express
string(69) "gazetari-gjerman-kancelari-merz-mund-te-vizitoje-serbine-shume-shpejt"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 13:54

Gazetari gjerman: Kancelari Merz mund të vizitojë Serbinë shumë shpejt

Lajme

Gazeta Express

25/11/2025 13:54

Gazetari gjerman, Michael Martens, duke cituar disa burime ka thënë se kancelari gjerman Friedrich Merz mund ta vizitojë Serbinë “shumë shpejt”.

Ai tha se ende asgjë s’ka të caktuar, por se viti 2026 mund të jetë i mundshëm për vizitën e tij.

“Burime nga Berlini: Kancelari gjerman Friedrich Merz mund të vizitojë Serbinë (dhe ndoshta Bullgarinë, por ky është një pohim nga një burim tjetër) shumë shpejt. Ende nuk ka asgjë të caktuar, por një burim i tretë thotë se shkurti i vitit 2026 mund të jetë data”, ka shkruar ai.

Së fundi, në Beograd qëndroi kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, në kuadër të një vizite në Ballkanin Perëndimor.

Ai atje i kërkoi Serbisë që të përshtatë politikat e saj të jashtme dhe të sigurisë ndaj Rusisë me ato të Bashkimit Europian nëse dëshiron të bashkohet me bllokun.

Ndryshe, paraardhësi i Merz, ish-kancelari Olaf Scholz, kishte qëndruar për vizitë në Serbi në korrik të 2024-ës për të nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik mbi lëndët e para, kryesisht litiumin, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.