Gazetari i njohur shqiptar dhe autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, tash e një kohë udhëton gjithandej nëpër vende të botës, prej ku edhe publikon fotografi e video të shumta, shkruan Gazeta Express.
Fevziu kohëve të fundit është duke promovuar edhe bregdetin shqiptar, në mënyrë të veçantë plazhe të cilat nuk janë edhe aq të njohura për njerëzit, por që janë vende të mrekullueshme për të kaluar pushimet.
Megjithatë realizimi i videove duket që s’është pa sfida për gazetarin Fevziu. Ai teksa ka qenë duke promovuar një prej plazheve të quajtura “Amos”, ka tentuar të shtrihet në një hamak [shtrat i varur] që ishte vendosur në dy pemë buzë plazhit, dhe siç e parandjen dhe vetë, pasi shtrihet rrëzohet.
Fevziu e merr me shumë sportivitet rrëzimin e tij, derisa dëgjohet duke i thënë kameramanit që ta mbajë pjesën e xhirimit ashtu siç është./Express/
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...