Gazetari amerikan zbulon se sot njeriu i Biden e ka telefonuar Presidenten Osmani - Gazeta Express
string(81) "gazetari-amerikan-zbulon-se-sot-njeriu-i-biden-e-ka-telefonuar-presidenten-osmani"

Gazetari amerikan zbulon se sot njeriu i Biden e ka telefonuar Presidenten Osmani

Lajme

Gazeta Express

29/09/2023 21:39

Gazetari amerikan, Nick Schifrin, ka shkruar në profilin e tij në platformën “X” për konferencën që ka mbajtur sot John Kirby nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ku janë ngritur shqetësime për rritje të prezencës usharake të Serbisë në kufirin me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Schifrin ka bërë të ditur se sot Sekretari Amerikan, Antony Blinken ka telefonuar krerët e shtetit serb, ndërkohë që sipas Schifrin, këshilltari i Joe Biden, Jake Sullivan ka telefonuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lexo Edhe:

Ai gjithashtu ka shtuar se tashmë NATO po konsideron rritjen e prezencës ushtarake në Veri të Republikës së Kosovës.

“Sot Sekretari Blinken ka telefonuar Bërnabiqin, Jake Sullivan ka telefonuar Presidenten Vjosa Osmani dhe NATO-n po kosnideron shtimin e prezencës ushtarake në Veri”, ka shkruar Schifrin.

Vuçiq ka treguar sot se ka biseduar me Blinken dhe se i është tëhrequr vërejtja se SHBA do të shqyrtojë masat ndaj Serbisë nëse “nuk sillet si duhet” /GazetaExpress/