string(120) "gazetari-adriatik-kelmendi-propozon-marreveshje-te-gjere-abdixhiku-kryeminister-kurti-president-krasniqi-kryetar-kuvendi"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 12:25

Gazetari Adriatik Kelmendi propozon marrëveshje të gjerë: Abdixhiku Kryeministër, Kurti President, Krasniqi Kryetar Kuvendi

Lajme

Gazeta Express

05/05/2025 12:25

Gazetari Adriatik Kelmendi ka propozuar një qeveri të gjerë, ku Abdixhiku do të ishte kryeministër, Kurti president, Krasniqi kryekuvendar e Hamza ministër i Financave dhe zv/kryeministër.

“Rilindja politike që do ta stabilizonte Kosovën, tash kur po shihet se Albin Kurti ka respekt për Lumir Abdixhikun dhe LDK-në e sheh si faktor për ecjen përpara të shtetit: – Lumir Abdixhiku – Kryeministër i Qeverisë, – Albin Kurti – President i Kosovës, – Memli Krasniqi – Kryetar i Kuvendit, Bedri Hamza zv. kryeministër dhe ministër i Financave”, ka shkruar ai.

Sipas Kelmendit kësaj duhet t’i paraprijë një marrëveshje e gjerë politikë e partive kryesore për disa tema kryesore.

“Kësaj duhet t’i paraprinte një marrëveshje e gjerë politike e partive kryesore në vend për heqjen e sanksioneve të BE-së, thyerjen e bllokadës ndërkombëtare ndaj Kosovës, zhvillim të hovshëm ekonomik, përmbyllje e dialogut me Serbinë, përparim në proceset euroatlantike, qasje serioze ndaj procesit ne Hagë etj.”

Ai ka thënë se “secila votë e popullit është e vlefshme” dhe se “kështu do të respektohej vullneti i votuesve dhe zhvillimi i vendit”.