Gazetarët pengohen gjatë punës së tyre nga një person ku ndodhi vrasja në Prishtinë, reagon AGK - Gazeta Express
string(94) "gazetaret-pengohen-gjate-punes-se-tyre-nga-nje-person-ku-ndodhi-vrasja-ne-prishtine-reagon-agk"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2024 13:22

Gazetarët pengohen gjatë punës së tyre nga një person ku ndodhi vrasja në Prishtinë, reagon AGK

Lajme

Gazeta Express

21/08/2024 13:22

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për pengimin e punës së disa gazetarëve sot gjatë raportimit për një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

“Gazetarët, Gresa Nitaj – Klan Kosova, Leonita Bajrami – Top Channel, dhe Venhar Isufi –Tëvë1, janë penguar, sot, gjatë raportimit  për një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë. Në një lidhje të drejtpërdrejt të gazetares Gresa Nitaj në një edicion informativ në Klan Kosova, shihet një burrë duke e kapur për krahu gazetaren, e duke mos e lënë të raportojë atë, si dhe duke i kërkuar të largohen edhe ekipet e Top Channel dhe Tëvë1”.

AGK tha se kjo është e papranueshme dhe ka kërkuar nga Policia e Kosovës që gazetarëve t’u ofrojë kushte për kryerje të punës.

“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, që në situata të tilla të krijojë kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre, pa u cenuar, e penguar”.