Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, gjatë prononcimit të tij për gazetarë para nisjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, ka kërkuar nga gazetarët që t’ia bëjnë një pyetje kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me qëndrimin e tij për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, meqë sipas Bashës, Abdixhiku ka ndërruar qëndrim, duke thënë fillimisht që s’do ta bllokojë konstitutimin, por që më pas kanë vendosur të mos marrin pjesë në votim, shkruan Gazeta Express.
Kësaj përzierje të Bashës në punën e gazetarëve, këta të fundit i janë përgjigjur në momentin kur Abdixhiku ka kaluar nëpër oborrin e Kuvendit. Njëri nga gazetarët i ka kërkuar Dimal Bashës që t’ia bëjë vetë pyetjen kreut të LDK-së.
Pas kësaj ka reaguar Basha duke thënë se s’do që ta marrë punën e gazetarëve.
“Unë me e marrë punën e juve a, moosss”, ka thënë Basha./GazetaExpress/