Kryeministri Kurti, sot nga gazetarët është pyetur se a ka nisur konsultimet me minoritetet për të bërë koalicione për qeverinë e re.
Ai nuk u ndal që të flasë para gazetarëve dhe vazhdoi rrugën e tij duke thënë: “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, qeveria sigurt e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe unë.”
VV ka fituar mbi 40 për qind të votave duke marrë 48 deputetë, numra që ia pamundësojnë themelimin e qeverisë vetë.
Ai dje në një konferencë për media është deklaruar pro bashkëpunimit me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe komunitetet tjera.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...