Gazetarët e pyesin në Gjykatë: A do të vini për rezervat shtetërore masi ia bëtë sefte, Kurti s'përgjigjet - Gazeta Express
string(103) "gazetaret-e-pyesin-ne-gjykate-a-do-te-vini-per-rezervat-shteterore-masi-ia-bete-sefte-kurti-spergjigjet"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:07

Gazetarët e pyesin në Gjykatë: A do të vini për rezervat shtetërore masi ia bëtë sefte, Kurti s’përgjigjet

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:07

Në cilësinë e të dëmtuarit, kryeministri në detyrë Albin Kurti sot shkoi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku u mbajt seanca fillestare në rastin ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët po akuzohen për kanosje të Kurtit.

Pas përfundimit të seancës, Kurti u pyet nga gazetarët e pranishëm në sallë nëse do të shkojë të dëshmojë edhe për rastin e rezervave shtetërore meqë mori pjesë në këtë seancë.

Siç pritej, Kurti s’iu përgjigj kësaj pyetje.

Ai ka refuzuar të shkojë në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore me arsyetimin se po synohet të prodhohet “lajm botëror” me shkuarjen e tij në prokurori si i përfshirë në korrupsion.

Kurti s’ka zbatuar as vendimin e gjykatës, e cila e ka urdhëruar atë t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale./Express/