Gazeta serbe e sulmon ulët presidentin Trump për paraqitjen e djeshme në Washington ku iu kushtoi vëmendje Ramës e Osmanit - Gazeta Express
string(122) "gazeta-serbe-e-sulmon-ulet-presidentin-trump-per-paraqitjen-e-djeshme-ne-washington-ku-iu-kushtoi-vemendje-rames-e-osmanit"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 12:49

Gazeta serbe e sulmon ulët presidentin Trump për paraqitjen e djeshme në Washington ku iu kushtoi vëmendje Ramës e Osmanit

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 12:49

Të enjten në Uashginton është mbajtur takimi i Bordit të Paqes, organizatë kjo e themeluar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton Gazeta Express.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë disa liderë shtetesh të ndryshme, përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të cilit edhe i është dhënë fjala në takim.

Të dy, Rama dhe Osmani, kanë pasur rastin që të bisedojnë me presidentin amerikan, Trump, pas përfundimit të mbledhjes së Bordit të Paqes, gjë për të cilën vetë presidentja kosovare ka dhënë detaje në një intervistë të mëvonshme.

Presidenti amerikan Trump në fjalën e tij ka përmendur edhe problemin mes Kosovës dhe Serbisë, duke i thënë presidentes Osmani që ta telefonojnë në momentin që do të ketë probleme.

Megjithatë duket se e gjithë kjo që ka ndodhur të enjten në Uashington, nuk iu ka pëlqyer mediave të regjimit në Serbi, shumica e të cilave kontrollohen nga Vuçiqi.

Gazeta serbe “Blic” është përpjekur që ta sulmojë presidentin amerikan, Donald Trump, duke ironizuar me deklarimet e tij për ndaljen e luftës mes Kosovës dhe Serbisë dhe duke e quajtur përformancën e tij si “shumë të dobët”.

““U dridh mali, polli një mi”. Trump mburret se i ka dhënë fund 8 luftërave, përmend edhe Serbinë: Ja pse performanca e tij është shumë “më e dobët””, është titulli i “Blic”-it serb.

“Dje, në takimin e “Komitetit për Paqe”, Trump u mburr edhe një herë me “suksesin” e tij në ndalimin e supozuar të luftës mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan “Blic”.

Gazeta përmend edhe faktin që në këtë takim s’ka pasur fare përfaqësues të Serbisë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement