Gazeta Mk: ZAEV konfirmon vërtetësinë e përgjimit ku ofendon rëndë shqiptarët (VIDEO) - Gazeta Express
string(82) "gazeta-mk-zaev-konfirmon-vertetesine-e-pergjimit-ku-ofendon-rende-shqiptaret-video"

Gazeta Mk: ZAEV konfirmon vërtetësinë e përgjimit ku ofendon rëndë shqiptarët (VIDEO)

Gazeta Express

10/07/2020 21:08

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev përmes një statusi të tij në faqen zyrtare në rrjetin social facebook pranon vërtetësinë e audio-regjistrimit ku ai mund të dëgjohet se si i ofendon rëndë shqiptarët, informon GAZETA.MK.

Në këtë skandal të madh shfaqet ana e errët e ish kryeministrit Zoran Zaev që kërkon edhe në këto zgjedhje vota tek elektorati shqiptar, madje për partner ka edhe një parti të “shqiptarëve” të cilët sipas Zaev vlejnë vetëm 5 monedha.

Lexo Edhe:

Në audio-regjistrimin e publikuar në youtube mund të dëgjohet një bisedë me karakter ofenduese e poshtërues në mes kreut të social-demokratëve dhe një personi tjetër.

Personi i panjohur në një pjesë të audio-regjistrimit i thotë Zaevit se shqiptarët tashmë po ua shkruajnë faturën, ndërsa Zaev i përgjigjet se shqiptarët nuk vlejnë as për pesë monedha.

Burimi: GAZETA.MK