Gazeta izraelite raporton për një "plan" Trump-Netanyahu për ta ndalë luftën në Gaza brenda 2 javëve - këto janë pikat kyçe - Gazeta Express
string(119) "gazeta-izraelite-raporton-per-nje-plan-trump-netanyahu-per-ta-ndale-luften-ne-gaza-brenda-2-javeve-keto-jane-pikat-kyce"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 17:24

Gazeta izraelite raporton për një “plan” Trump-Netanyahu për ta ndalë luftën në Gaza brenda 2 javëve – këto janë pikat kyçe

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 17:24

Pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se ka një plan konkret për ndaljen e luftës mes Izraelit dhe Palestinës. Kështu raporton sot gazeta izraelite “Israeli Hayom”, bazuar në informacionet që ka për bisedimet që janë zhvilluar mes të hënës dhe të martës mes Trumpit, Netanyahut, Dremerit dhe Marco Rubios., transmeton Gazeta Express.

Kjo media raporton se brenda takimit ka pasur pakënaqësi sa i përket aspekteve operacionale por edhe për shkak të hapave që planifikohen të merren në të ardhmen.

Megjithatë, thuhet se qëllimi i Presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është që të arrijnë shpejt marrëveshje të reja paqeje me vendet arabe, si pjesë e zgjerimit të Marrëveshjeve të Abrahamit.

Sipas “Israeli Hayom” ata janë dakorduar në terma të përgjithshëm për parimet si në vijim.

-Lufta në Gaza do të përfundojë brenda dy javësh. Kushtet e përfundimit do të përfshijnë hyrjen e katër vendeve arabe (përfshirë Egjiptin dhe Emiratet) për të qeverisur Rripin e Gazës në vend të organizatës terroriste Hamas.

-Disa vende anembanë botës do të pranojnë shumë nga banorët e Gazës që kërkojnë të emigrojnë prej saj.

-Marrëveshjet e Abrahamit do të zgjerohen: Siria, Arabia Saudite dhe vendet arabe dhe myslimane do ta njohin Izraelin dhe do të vendosin marrëdhënie zyrtare me të.

– Izraeli do të shprehë gatishmëri për një zgjidhje të ardhshme të konfliktit me palestinezët sipas konceptit të “dy shteteve”, me kusht reformat në Autoritetin Palestinez.

-SHBA-të do të njohin zbatimin e një pjese të sovranitetit izraelit në Jude dhe Samari

Dy burime politike i kanë deklaruar gazetës Israel Hayom se presidenti amerikan është duke ushtruar presion të madh mbi kryeministrin izraelit Netanyahu për t’i dhënë fund sulmeve në Rripin e Gazës.

Gazeta “Israel Hayom” shkruan gjithashtu se një nga arsyet e zemërimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me Izraelin pas paralajmërimeve për sulme ndaj Iranit, pas arritjes së armëpushimit, ka qenë frika se plani për paqe do të dështonte.

“ Në një bisedë në të cilën ai kërkoi që Kryeministri Netanyahu “të ndalonte aeroplanët”, Trump i tha atij se nuk e kuptonte se si, pasi ata tashmë kishin rënë dakord për skicën strategjike për paqen, Netanyahu po e prishte atë për shkak të “një incidenti të vogël taktik që përfshinte një raketë iraniane”, shkruan “Israel Hayom”./GazetaExpress/