Gazeta italiane e zbulon arsyen interesante të zvarritjes së transferimit të Jasharit në Milan - Gazeta Express
string(94) "gazeta-italiane-e-zbulon-arsyen-interesante-te-zvarritjes-se-transferimit-te-jasharit-ne-milan"

Futboll

Gazeta Express

29/06/2025 15:23

Gazeta italiane e zbulon arsyen interesante të zvarritjes së transferimit të Jasharit në Milan

Futboll

Gazeta Express

29/06/2025 15:23

Milani po bën gjithçka për të siguruar shërbimet e Ardon Jasharit, duke rritur ofertën nga 27 në 35 milionë euro, por transferimi i mesfushorit shqiptar ende nuk po konkretizohet.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Club Brugge po e zvarrit me qëllim operacionin, duke kërkuar ta mbajë Jasharin të paktën deri në fund të gushtit.

Klubi belg dëshiron ta shfrytëzojë mesfushorin në ndeshjet e verës të Ligës së Kampionëve, para se të japë dritën jeshile për largimin e tij.

Kjo strategji po e komplikon punën e drejtorit sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili është në qendër të negociatave.

Pavarësisht gjithçkaje, Milani nuk ka hequr dorë dhe mbetet i vendosur ta sjellë Jasharin në “San Siro” brenda këtij afati kalimtar.