Gazeta gjermane: Kurti s'jep shenja se do ta zhbllokojë situatën në Kuvend, rezultati -inflacioni 4.3%, asnjë ligj i miratuar për gjysmë viti - Gazeta Express
string(135) "gazeta-gjermane-kurti-sjep-shenja-se-do-ta-zhbllokoje-situaten-ne-kuvend-rezultati-inflacioni-4-3-asnje-ligj-i-miratuar-per-gjysme-viti"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 15:32

Gazeta gjermane: Kurti s’jep shenja se do ta zhbllokojë situatën në Kuvend, rezultati -inflacioni 4.3%, asnjë ligj i miratuar për gjysmë viti

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 15:32

“Bllokadë parlamentare, inflacion, ngërç”. Me këto fjalë në titull, gazeta gjermane Frankfurter Rundschau shkruan për situatën politike në Kosovë.

FR shkruan se po afrohet “tentativa e 50-të jubilare” për konstituimin e Kuvendit.

“Politika në Kosovë: Kryeministri Kurti nuk është lojtar ekipi, kandidatja e tij jopopullore”, shkruan kjo gazeetë, ndërsa shpjegon se Lëvizja Vetëvendosje po këmbëngul për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e majtë populiste Vetëvendosje (VV) e kryeministrit në largim Albin Kurti doli qartë forca më e madhe me rreth 42% të votave, por humbi shumicën absolute. Opozita e konsideron të papërshtatshme për postin e kryeparlamentares kandidaten e propozuar nga VV, ministren aktuale të Drejtësisë Albulena Haxhiu, për shkak të sjelljes së saj polarizuese, dhe insiston në një propozim alternativ, shkruan FR.

Megjithatë, gazeta gjermane shton se kryeministri në detyrë Kurti nuk njihet as për gatishmëri për kompromis dhe as si lojtar ekipi. Edhe pse Haxhiu ka dështuar ta marrë shumicën e nevojshme prej 61 votash në gjashtë tentativa votimi, VV deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta zëvendësojë kandidaten e saj.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë deputetëve afat deri më 28 korrik. Që të mund të shpërndahet parlamenti për zgjedhje të parakohshme, ai duhet fillimisht të konstituohet. Pasojë e bllokadës: ndërsa inflacioni në qershor arriti në 4.3% – niveli më i lartë në dy vitet e fundit – për më shumë se gjysmë viti nuk është miratuar asnjë projektligj, nuk janë ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare, nuk janë ndarë fonde dhe nuk janë emëruar drejtues në pozitat e larta të institucioneve shtetërore.

Edhe fondet e ndihmës nga BE-ja, me vlerë miliona euro, nuk mund të aplikohen dhe as të tërhiqen pa miratimin parlamentar.