Gazeta Express shpall konkurs për punësimin e 4 gazetarëve
Lajme
Gazeta Express
20/04/2022 17:22
Gazeta Express shpall konkurs për të punësuar 4 gazetarë/e që do të punojnë me orar të plotë. Aplikantët preferohet të kenë përvojë pune, përgatitje superiore profesionale, njohje të punës në kompjuterë, aftësi të shkëlqyeshme komunikuese, të njohin mirë gjuhën shqipe dhe atë angleze, të jenë kreativë dhe të gatshëm për të punuar nën presion.