string(55) "gazeta-express-eshte-nen-sulm-te-vazhdueshem-kibernetik"

Gazeta Express

01/05/2020 13:29

Gazeta Express është nën sulm të vazhdueshëm kibernetik

Gazeta Express

01/05/2020 13:29

Për disa javë me radhë, Gazeta Express po përballet me sulme të vazhdueshme kibernetike. Rrjedhimisht, puna e Gazetës Express, si media më e lexueshme në Kosovë, sipas të gjitha statistikave, po pengohet vazhdimisht.

Vetëm gjatë ditës së sotme, Express është përballur me disa sulme të njëpasnjëshme në sajtin e saj gazetaexpress.com.

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, për këto sulme i ka njoftuar  organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve.

Ndryshe, Expressi ka deponuar në Polici material për sulmet kibernetike që i janë bërë vazhdimisht së fundmi, por nuk është gjetur se kush po i kryen këto sulme ndaj mediumit.

Nga ana tjetër, Gazeta Insajderi është marrë nën kontroll nga piratët që nga mbrëmë dhe në ballinën kryesore të kësaj gazete është vendosur një lajm i rrejshëm ku thuhet se dy themeluesit e Insajderit, Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi, janë përjashtuar nga ky medium.

Drejtori i Insajderit, Parim Olluri, ka treguar se Insajderit i është marrë domeni dhe qasja në të gjitha emailet zyrtarë. /Express/