“Gaza po digjet!”, Erdogan: Netanjahu do të ketë fundin e Hitlerit - Gazeta Express
string(61) "gaza-po-digjet-erdogan-netanjahu-do-te-kete-fundin-e-hitlerit"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 23:34

“Gaza po digjet!”, Erdogan: Netanjahu do të ketë fundin e Hitlerit

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 23:34

Gaza po digjet! Me këto fjalë Izraeli përshkruan operacionin e paralajmëruar tokësor për pushtimin e qytetit të Gazës, i cili nisi këtë të martë. Me mijëra familje palestineze po përpiqen të largohen mes atyre qe I cilësojnë “bombardime të çmendura’, më intensivet me të cilat janë përballur deri më tani.

Al Xhazira raporton se të paktën 90 persona janë vrarë në sulme. Forcat e mbrojtjes izraelite thanë se trupat tokësore po zhvendosen më në thellësi të enklavës, dhe se numri i ushtarëve do të rritet gjatë ditëve në vazhdim për tu përballur me 3 mijë luftëtarët e Hamasit që  beson se gjenden ende në qytet. Godina shumëkatëshe raportohet të jenë shkatërruar.

Mediat flasin për skena të tmerrshme të nënave që qajnë dhe fëmijëve që nxirren nga rrënojat. Presidenti turk Erdogan, tha se Netanjahu ishte i afërm ideologjik me Hitlerin dhe se do të ketë të njëjtin fund me të.

Ndërkohë aleati kyç i Netanjahut, Presidenti amerikan Donald Trump, lëshoi një kërcënim për Hamasin duke thënë se atë do ta priste ferri nëse përdorte pengjet si mburoja njerëzore gjatë sulmit. Ndërsa shefi i OKB Antonio Guterres denoncoi se ajo qe po ndodh në Gaza është e tmerrshme, dhe se lufta në territorin palestinez ishte moralisht, politikisht dhe ligjërisht e patolerueshme.