“Gaza është ferr mbi tokë”, OKB paralajmëron: Edhe mjekëve po u bie të fikët nga uria, kolaps total - Gazeta Express
string(94) "gaza-eshte-ferr-mbi-toke-okb-paralajmeron-edhe-mjekeve-po-u-bie-te-fiket-nga-uria-kolaps-total"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 12:08

“Gaza është ferr mbi tokë”, OKB paralajmëron: Edhe mjekëve po u bie të fikët nga uria, kolaps total

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 12:08

Situata në Gaza po përshkallëzohet në mënyrë dramatike, me Kombet e Bashkuara që e përshkruajnë territorin si një “ferr mbi tokë”, ku edhe punonjësëve humanitarë e mjekëve po u bie të fikët nga uria dhe rraskapitja.

Sipas Reuters, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, ka deklaruar se stafi i agjencisë, përfshirë mjekë, infermierë dhe gazetarë, po vuajnë njësoj si civilët që përpiqen të mbijetojnë.

“Në Gaza, edhe ata që kujdesen për të tjerët kanë nevojë për kujdes. Shumë janë duke u alivanosur nga uria dhe rraskapitja ndërsa kryejnë detyrat e tyre,” është shprehur Lazzarini gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

UNRWA ka vlerësuar se mbi 1,000 palestinezë janë vrarë që nga fundi i majit teksa kërkonin ndihma ushqimore.

Kujtojmë se pas dështimit të bisedimeve për zgjatjen e armëpushimit 6-javor, Izraeli vendosi një bllokadë totale mbi Gazën më 2 mars, duke ndaluar çdo hyrje ndihme, deri në fund të majit, kur lejuan kalimin e një sasie minimale të ndihmave.

Agjencia ka paralajmëruar gjithashtu për një rritje ekstreme të çmimeve të ushqimeve, me disa produkte që janë 40 herë më të shtrenjta se zakonisht. Ndërkohë, bëhet e ditur se magazinat e UNRWA-së jashtë Gazës janë plot me ndihma që do mund të ushqenin gjithë popullatën për më shumë se tre muaj—por ato nuk lejohen të futen.