Besa Gaxherri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se tashmë është e ditur se nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve.
Gaxherri tha se janë e vetmja parti që kishin analizë të saktë të situatës ku ofruan propozimin për një qeveri të unitetit, për një kohë të caktuar që vendi të mos bllokohet kështu si e bllokoi Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo shton se sot pas shumë makinacioneve elektorale të Albin Kurtit jemi në situatën në të cilën jemi. Ndër të tjera ajo thotë se janë të sigurtë që pas zgjedhjeve Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër i Kosovës.
“Tani më është e ditur se nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve. E vetmja parti në këtë rast LDK e pat analizën e sakt të situatës dhe ofruam propozimin tonë për një qeveri të unitetit, kalimtare për një kohë të caktuar me qellim qe mos të bllokohet Kosova kështu siq e bllokoj VV. Nuk u pranua as ky propozim dhe sot pas shum makinacioneve elektorale të Albin Kurtit jemi në situatën në të cilën jemi. Kosova po del edhe njëherë para sovranit dhe jemi të sigurt se pas zgjedhjeve Albin Kurti nuk do jetë kryeministër i Kosovës”, përfundoi ajo për GazetaBlic.