Gavras 101 / Java e filmave të Costa-Gavras - Gazeta Express
string(41) "gavras-101-java-e-filmave-te-costa-gavras"

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 14:49

Gavras 101 / Java e filmave të Costa-Gavras

Arte

Gazeta Express

18/08/2022 14:49

Prej datës 23 deri më 25 gusht në Kino Armata do të shfaqen filmat e Costa- Gavras, në mesin e filmave që do të shfaqen janë: ‘Z’, ‘L’Aveu’, ‘Compartiment Tueurs’ etj.

Kino ARMATA, hapësira publike në Prishtinë që promovon kulturë alternative dhe dialog shoqëror, ka kënaqësinë të njoftojë për bashkëpunimin e rradhës me Alliance Française de Pristina, Ambasadën e Francës në Kosovë dhe IF Cinema në shfaqjen e disa prej punëve më të rëndësishme dhe relevante të autorëve francez para publikut të Prishtinës dhe Kosovës.

Lexo Edhe:

Filmat nga seria ‘Gavras 101’, me regji të Costa-Gavras, do të shfaqen në Kino ARMATA mes 23-25 gusht 2022 dhe përfshijnë:

E martë, 23 gusht, 19:00h
“Z” (1969), 125 min.

E mërkurë, 24 gusht, 19:00h
“L’AVEU” (1970), 140 min.

E enjte, 25 gusht, 19:00h
“COMPARTIMENT TUEURS” (1965), 95 min.

“Z” (1969)
Në një vend të sunduar nga një demokraci e brishtë, ku policia dhe ushtria janë të vendosur për të zhdukur të gjitha kërcënimet nga e majta politike, një anëtar i opozitës parlamentare vritet në rrugë menjëherë pasi drejtoi një takim pacifist. Hetimi zyrtar i çështjes i është besuar një gjyqtari të ri, i cili merr dijeni se ky ishte një krim politik i kryer nga dy vrasës me pagesë. Për t’i ngatërruar gjërat më tej, një gazetar ambicioz përdor mjete joortodokse për të grumbulluar prova kundër disa anëtarëve të një partie të ekstremit të djathtë, ndërsa këta nga ana e tyre akuzojnë zyrtarë të lartë të policisë dhe ushtrisë.

“L’AVEU” (1970)
Filmi flet për Anton Ludvik, alias Gerard, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Çekosllovakisë. Ai e kupton se është duke u vëzhguar dhe ndjekur. Një ditë, ai arrestohet dhe futet në burg nga një organizatë që e deklaron veten “mbi partinë në pushtet” dhe futet në izolim për muaj të tërë pa iu thënë arsyeja. Nëpërmjet teknikave të larjes së trurit, duke përfshirë mungesën e gjumit, detyrimin për të ecur përpara dhe mbrapa gjatë gjithë kohës, dhe drogën, atij ngadalë i bëhet presion që të rrëfejë krimet imagjinare dhe tradhtinë dhe ta përsërisë këtë rrëfim në një gjykatë publike. Vite më vonë, ai takon torturuesin e tij tashmë të degraduar, i cili përpiqet të minimizojë rolin e tij në atë kohë.

“COMPARTIMENT TUEURS” (1965)
Gjashtë persona udhëtojnë me tren gjatë natës nga Marseja në Paris. Kur treni mbërrin në destinacionin e tij, një nga pasagjerët, një vajzë, gjendet e vdekur në një shtrat gjumi. Policia e drejtuar nga inspektori Grazzi po heton pesë pasagjerët e tjerë, duke dyshuar se njëri prej tyre ishte përgjegjës. Megjithatë, me shtimin e hetimeve, pasagjerët e tjerë fillojnë të dalin të vdekur. Më pas i takon dy të fundit të mbetur për të zgjidhur çështjen, përpara se të bëhen viktimat e radhës.

Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Costa-Gavras (i lindur në 1933 në Iraia, Greqi) është regjisor greko-francez, i njohur për filmat e tij me tematikë të ndërlikuar politike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i tij, kontabilist në Athinë, punoi për lëvizjen majtiste të rezistencës dhe u shënjestrua si komunist. Më vonë pas dështimit të komunistëve në luftën civile, ai u arrestua. Kjo jo vetëm që e rëndoi familjen financiarisht, por edhe i mbylli dyert për studimet e larta për Gavrasin e ri. Ai u detyrua të shkojë në Francë, ku diplomoi nga Instituti për Studime të Avancuara Kinematografike në Paris. Tutje, ai filloi të punojë si asistent i regjisorëve të njohur të asaj kohe deri në debynë e tij filmik nga mesi i viteve 1960 me trillerin ‘Compartiment tueurs’. Filmat e tij të mëvonshëm bartën mesazhe të fuqishme politike, posaçërisht ‘Z’, ’État de Siège’, ‘Missing’, and ‘Hamma K’, etj. Sot ai është shtetas i naturalizuar francez dhe jeton në Paris.

Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas. Kino ARMATA përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe gjendet në Rr. Brigada e Kosovës, prapa amfiteatrit të Sheshit Zahir Pajaziti.

/Gazeta Express