Gavi do të mungojë 4-5 muaj, a po mendon Barça për transferime në janar? - Gazeta Express
string(70) "gavi-do-te-mungoje-4-5-muaj-a-po-mendon-barca-per-transferime-ne-janar"

Futboll

Gazeta Express

24/09/2025 14:48

Gavi do të mungojë 4-5 muaj, a po mendon Barça për transferime në janar?

Futboll

Gazeta Express

24/09/2025 14:48

Një këputje e meniskut të gjurit të djathtë e ka detyruar Gavin që ta ngre flamurin e bardhë.

Mesfushori spanjoll i Barcelonës në fakt duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike dhe të presë me qetësi së paku 4-5 muaj para se të mund të shfaqet përsëri në fushën e lojës.

Një humbje e rëndësishme kjo për klubin katalunas, nga trajneri Flick dhe nga stafi mjekësor, duke e pasur parasysh ashpërsinë e dëmtimit, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo nënkupton se mesfushori kreativ do të mbetet jashtë fushës së blertë të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Kjo natyrisht nuk i duhej aspak trajnerit të “Blaugrana” dhe potenciali i ekipit në mesfushë do të bie.

Tash shtrohet pyetja nëse klubi do të intervenojë në afatin kalimtar të verës për ta gjetur një zëvendësues të tij, duke e pasur parasysh se më pas përfaqësuesit spanjoll i nevojitet një kohë për ta rikthyer formën.

Por, sipas mediumit spanjoll “Marca”, katalunasit nuk e kanë ndërmend të intervenojnë në afat kalimtar duke e vazhduar sezonin deri në fund me kontingjentin që e kanë aktualisht në dispozicion. /Gazeta Express