Gattuso shpërthen për refuzimin e Chiesas: “Është problemi i tij, jo i yni” - Gazeta Express
string(71) "gattuso-shperthen-per-refuzimin-e-chiesas-eshte-problemi-i-tij-jo-i-yni"

Futboll

Gazeta Express

20/11/2025 22:56

Gattuso shpërthen për refuzimin e Chiesas: “Është problemi i tij, jo i yni”

Futboll

Gazeta Express

20/11/2025 22:56

Përzgjedhësi i Italisë, Gennaro Gattuso, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Federico Chiesas për të refuzuar ftesën në ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës.

Sulmuesi i Liverpool-it nuk u bashkua me ekipin, pavarësisht kërkesës së trajnerit.

Italia siguroi vendin në play-off pas fitores 2:0 ndaj Moldavisë dhe humbjes 4:1 ndaj Norvegjisë, por mbeti pas ekipit të Haalandit në Grupin I.

Në gjysmëfinalen e “playoff-it”, Italia do të përballet me Irlandën e Veriut dhe nëse kalon, mund të ndeshet me Uellsin ose Bosnjën për një vend në Botërorin e ardhshëm.

Pas ndeshjes, Gattuso u pyet sërish për mungesën e Chiesas dhe ai reagoi prerë:

“E dini shumë mirë këtë histori, e bëni të njëjtën pyetje çdo herë. E kam thirrur Chiesën”

“E thërras para çdo grumbullimi. Problemi nuk është Gattuso apo stafi. Ky është problemi i tij, jo i yni”, tha ai për Sky Italia, përcjell Gazeta Express.

Para dy ndeshjeve , trajneri kishte deklaruar se ishte në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe se “respektonte” vendimin e tij, por tensioni mes palëve duket i hapur. /GazetaExpress/