Gattuso e nis me humbje, Hysaj-Dermaku, derbi kuqezi në stol - Gazeta Express
string(58) "gattuso-e-nis-me-humbje-hysaj-dermaku-derbi-kuqezi-ne-stol"

Gazeta Express

14/12/2019 21:14

Gattuso e nis me humbje, Hysaj-Dermaku, derbi kuqezi në stol

Gazeta Express

14/12/2019 21:14

Rino Gattuso merr një shuplakë të fortë që në ndeshjen debutuese në krye të Napolit.

Pasuesi i Carlo Ancelottit e nisi ters përvojën e tij në krye të të kaltërve, duke u mposhtur 1-2 në “San Paolo” nga Parma, që i ndëshkoi vendasit skajet kohore të sfidës, fillimisht me Kulusevskin (4’), që përfitoi nga një gabim i Koulibaly, dhe në në minutën e tretë shtesë me Gervinho, pas një kundërsulmi vrastar në momentin kur Napoli po bënte përpjekjet e fundit për ta fituar takimin, teksa në minutën e 64-t kishte barazuar me Milik.

Lexo Edhe:

Një disfatë e rëndë për napolitanët që nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh në “San Paolo” e prej thuasje dy muajsh në Serinë A (suksesi i fundit shtëpiak dadon më 19 tetor me Veronën).

Asnjë minutë në fushë për Elseid Hysajn, por edhe për Dermakun, me një derbi kuqezi që mungoi në fushën e blertë.