Gati starti i sezonit të ri, Mercedes dominon provat e lira në Austri - Gazeta Express
string(68) "gati-starti-i-sezonit-te-ri-mercedes-dominon-provat-e-lira-ne-austri"

Gati starti i sezonit të ri, Mercedes dominon provat e lira në Austri

Gazeta Express

03/07/2020 19:15

Pas shtyrjes për shkak të pandemisë globale Covid-19, sezoni i ri i Formulës 1 është gati të ngrejë siparin këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Austrisë, ndërsa gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe provat e lira.

Kështu dy sezonet e provave të lira janë dominuar nga makinat Mercedes, pasi fillimisht ishte kampioni në fuqi i botës Lewis Hamilton dhe më pas shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas, që regjistruan kohët më të mira.

Lexo Edhe:

Vetëm vendi i katërt në një prej sezoneve për pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa akoma më mbrapa përfundoi piloti tjetër i skuadrës italiane, Charlse Leclerc, që vendosi vetëm kohën e 9 më të mirë.

Ashtu siç ka ndodhur në sezonet e fundit, Mercedes konfirmohet sërish skuadra për t’u mundur ,ndërsa Ferrari ka shumë punë për të bërë, duke nisur nga nesër në orën 15:00, kur do zhvillohen edhe provat zyrtare.