Gati për plazh! Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Shqipëri - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2020 17:33

Gati për plazh! Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2020 17:33

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, java e ardhshme në Shqipëri do të jetë ideale për nisjen e pushimeve, pasi të gjitha ditët parashikohen me mot me diell dhe temperatura të verës.

Java që presim përpara na ka rezervuar më në fund mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë filluar tashmë pushimet.

Në këtë mënyrë sic u theksua dhe më lartë moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash.

E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrin deri në 15-20m-s. Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njëjtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndërsa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë”, njofton SHMU.