string(68) "gati-per-bisedime-me-rusine-delegacioni-ukrainas-mberrin-ne-stamboll"

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 11:29

Gati për bisedime me Rusinë, delegacioni ukrainas mbërrin në Stamboll

Lajme

Gazeta Express

02/06/2025 11:29

Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka konfirmuar se delegacioni ukrainas ka mbërritur në Stamboll për raundin e dytë të negociatave të drejtpërdrejta me Rusinë.

“Sapo kemi mbërritur në Stamboll. Takimi është planifikuar për këtë pasdite,” ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë, Heorhii Tykhyi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Ukrinform.

Bisedimet zhvillohen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelenskyy miratoi përbërjen e delegacionit ukrainas, i cili sërish do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov. Umerov ka drejtuar gjithashtu edhe delegacionin gjatë raundit të mëparshëm të bisedimeve të mbajtura më 16 maj, po ashtu në Stamboll.

Kujtojmë se, nga bisedimet e para që zgjatën më pak se 2 orë, u arrit një marrëveshje për shkëmbimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë.

Ndërkohë, sipas burimeve nga Ministria e Jashtme turke, negociatat e së hënës pritet të nisin në orën 13:00 dhe do të zhvillohen në Pallatin Ciragan në Stamboll.