string(75) "gati-per-big-brother-vip-aktori-tetovar-zbulon-ftesen-a-do-futet-kete-sezon"

Rozë

Gazeta Express

12/06/2025 16:13

Gati për Big Brother VIP? Aktori tetovar zbulon ftesën, a do futet këtë sezon?

Rozë

Gazeta Express

12/06/2025 16:13

Aktori dhe sipërmarrësi me origjinë nga Tetova, Flamur Aliji, ishte i ftuari më i fundit në emisionin “Përtej Kufijve” me Malbora Gurrën. Një bisedë e thellë dhe e ngrohtë që solli për publikun jo vetëm rrugëtimin profesional të Alijit, por edhe anën e tij njerëzore, përtej kamerave dhe rrjeteve sociale.

Flamuri rrëfeu fillimet e tij si emigrant në Gjermani, ku u zhvendos në vitin 2003 në kërkim të një jete më të mirë. Përballja me sfida të shumta në një vend të huaj nuk e ndaloi ambicien e tij për të ndërtuar një të ardhme ndryshe.

Falë këmbënguljes dhe pasionit për artin, ai arriti të bëjë emër në industrinë televizive gjermane, duke marrë pjesë në disa prej serialeve më të ndjekura.

Përveç karrierës si aktor, Aliji ka themeluar edhe kompaninë e tij të veshjeve, një projekt që e kombinon kreativitetin me sipërmarrjen. Ai foli për stilin që përfaqëson dhe për sfidat e ndërtimit të një marke në një treg kaq konkurrues si ai gjerman.

Një nga momentet më të komentuara të intervistës ishte kur Malbora Gurra i zbuloi një fakt që deri tani kishte qëndruar jashtë vëmendjes mediatike: Flamuri kishte marrë një ftesë për të qenë pjesë e formatit televiziv “Big Brother VIP”.

I pyetur nëse do ta merrte një pjesëmarrje të tillë në konsideratë për sezonin e ardhshëm, ai nuk e përjashtoi mundësinë. Me humor, ai u shpreh:
“Ta pyesim publikun. Nuk e di çka do të bëj. Unë do të shkoj nëse vjen edhe ti,” – iu drejtua ai autores së emisionit.