​Gati gjysma e njerëzve nën vijën e varfërisë, pasuritë e të pasurve po rriten - Gazeta Express
string(76) "gati-gjysma-e-njerezve-nen-vijen-e-varferise-pasurite-e-te-pasurve-po-rriten"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:19

​Gati gjysma e njerëzve nën vijën e varfërisë, pasuritë e të pasurve po rriten

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 7:19

Pabarazia midis njerëzve në mbarë botën ka vazhduar të rritet dhe të pasurit po pasurohen, ndërsa 3.8 miliardë njerëz janë të varfër, njoftoi organizata joqeveritare e zhvillimit Oxfam.

Pasuria e miliarderëve në vendet G20 u rrit me 2.2 miliardë dollarë vitin e kaluar, tha Oxfam në një analizë të publikuar sot përpara takimit të G20 të kësaj jave.

Sipas organizatës, kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të nxjerrë 3.8 miliardë njerëz nga varfëria.

Pasuria e vetëm 3 mijë miliarderëve është rritur me 6.5 miliardë dollarë në terma realë që nga viti 2015 dhe tani përbën ekuivalentin e 14.6 për qind të PBB-së globale.

Oxfam thotë se miliarderët në vendet G20 e rritën pasurinë e tyre të kombinuar me 16.5 për qind brenda një viti ose në 15.6 miliardë dollarë nga 13.4 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Kostoja vjetore e përfundimit të varfërisë për 3.8 miliardë njerëz që aktualisht jetojnë nën vijën e varfërisë prej 8.30 dollarësh në ditë të Bankës Botërore është 1.65 miliardë dollarë, vlerëson Oxfam.

Takimi i G20 fillon të shtunën në Johanesburg. Grupi mbledh vendet kryesore më të përparuara industriale të botës dhe disa ekonomi në zhvillim.

Organizata u bëri thirrje udhëheqësve të G20 të shtyjnë përpara krijimin e një organi ndërkombëtar për të luftuar pabarazinë dhe për të çuar përpara përpjekjet për të taksuar super të pasurit. Ulja e pabarazisë pritet të jetë një temë qendrore e takimit.

Oxfam International u formua në vitin 1995 nga një grup organizatash joqeveritare të pavarura. Ato u bashkuan si një konfederatë për të maksimizuar efikasitetin dhe për të arritur një ndikim më të madh në uljen e varfërisë dhe padrejtësisë globale. Emri “Oxfam” vjen nga Komiteti i Oksfordit për Ndihmën ndaj Urisë, i themeluar në Britani në vitin 1942.