“Gate Club” nuk gjen qetësi – sërish alarm për mjet shpërthyes, ndërhyri edhe policia - Gazeta Express
string(80) "gate-club-nuk-gjen-qetesi-serish-alarm-per-mjet-shperthyes-nderhyri-edhe-policia"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:08

“Gate Club” nuk gjen qetësi – sërish alarm për mjet shpërthyes, ndërhyri edhe policia

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 9:08

Vetëm dy ditë pas një incidenti brenda ambienteve të këtij klubi, në orët e para të së mërkurës u dha një tjetër alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes.

Por ky alarm rezultoi të jetë i rremë.

Kështu ka njoftuar vetë klubi përmes një postimi. Ata thanë se  u desh edhe ndërhyrja e policisë, por alarmi për mjet shpërthyes doli i rremë.

“Kjo nuk ishte gjë tjetër veçse propagandë dashakeqe, një përpjekje e ulët për të na njollosur he për të na ndalur”, thuhet në postimin e këtij klubi të natës.

Në orët e mëngjesit të së hënës u raportua se një shpërthim ka ndodhur në klubin “Gate” në Prishtinë në rrugën “Epiri”.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, nuk kishte të lënduar.

“Rreth orës 02:45, është raportuar për një shpërthim në rrugën “Epiri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” dhe po vijon punën e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, kishte deklaruar të hënën Borovci