Gasperini: Nuk është vetëm se fituam, por si fituam - Gazeta Express
string(49) "gasperini-nuk-eshte-vetem-se-fituam-por-si-fituam"

Gasperini: Nuk është vetëm se fituam, por si fituam

Futboll

Gazeta Express

22/05/2024 23:26

Atalanta është fituese e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24.

Klubi italian triumfoi në finale bindshëm 3:0 ndaj Bayer Leverkusenit, klub të cilit ia shkaktoi humbjen e parë sezonale dhe të parën pas 51 ndeshjeve.

Lexo Edhe:

E pas finales, trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini tha se ndihet jashtëzakonisht krenar.

“Nuk është vetëm se fituam, por si fituam. Ne kemi mundur Liverpoolin kur ata ishin në krye të tabelës së Premierligës, Sportingun dhe tani Bayer Leverkusen… jemi jashtëzakonisht krenarë”, tha Gasperini.

Njëherit, ky ishte titulli i parë evropian i Atalantas.