“Gashtë motrat e tua të presin me fitore...”- Selin merr mesazh nga kunatat - Gazeta Express
string(69) "gashte-motrat-e-tua-te-presin-me-fitore-selin-merr-mesazh-nga-kunatat"

TV/Film

Gazeta Express

31/03/2026 20:06

“Gashtë motrat e tua të presin me fitore…”- Selin merr mesazh nga kunatat

TV/Film

Gazeta Express

31/03/2026 20:06

“Ju përqafoj dhe ju puth me shumë dashuri”

Gjashtë motrat e DJ Gimbos i kanë dërguar një mesazh mbështetje Selin në “Big Love”. Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” janë surprizuar nga mesazhet e fansave, miqve apo dhe familjarëve.

“Selin je më e mira, vazhdo luaj fort si një luaneshë që je. Gjashtë motrat e tua të presin me fitore. Të puthim fort kunatat”, kanë shkruar motrat e ish-banorit të këtij edicioni të reality show-t.k

Ndërkohë Selin i ka falënderuar shumë kunatat e saj, duke u thënë se tashmë janë edhe motrat e saj. Ajo shton se me zor po pret që t’i takojë si dhe i përqafon dhe puth me shumë dashuri.

“Ju dua shumë, shumë motrat e Gimbos, jeni dhe motrat e mia. Jeni vajzat më fantastike, nënat më të sakta. Ju përqafoj dhe ju puth me shumë dashuri. Me zor pres të takohemi. Faleminderit shumë, shumë, shumë”, shprehet banorja, e cila u suprizua dhe gëzua nga motrat e DJ Gimbos.

Advertisement
Advertisement
Advertisement