Me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në emër të deputetëve dhe të gjithë Kuvendit, ka përcjellë urimet më të sinqerta për qytetarët e vendit.
Në mesazhin e tij, Gashi thekson rëndësinë historike të kësaj date, e cila, siç u shpreh ai, përfaqëson përpjekjet e gjeneratave të tëra për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike.
“Kjo ditë simbolizon përpjekjet historike për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe demokratike, vlera që sot janë themel i bashkëjetesës dhe institucioneve tona. Kjo datë nuk është vetëm historia e shtetit, por edhe një përgjegjësi për ta ruajtur dhe avancuar më tej vizionin për një shtet modern, të orientuar drejt paqes, progresit dhe integrimit euroatlantik”, thuhet në urimin e kryetarit Gashi.
Ai uroi që 2 Gushti të shërbejë si një moment reflektimi për rrugën e përbashkët që është ndërtuar si shtet dhe shoqëri, si dhe për të nxitur më tej mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin për të mirën e vendit, përtej dallimeve etnike, fetare apo politike.
tag_katrorimaqedoni_2