Gashi: Skulptura e Leotrim Ahmetit duhet të vendoset në hyrje të Qeverisë së Kosovës
Lajme
Gazeta Express
05/06/2024 21:50
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se skulptura e të Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit që u vra nga forcat serbe të vendoset në hyrje të Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, kjo duhet të bëhet për të përkujtuar fëmijët e vrarë nga Serbia në Kosovë.
“Kjo skulpturë duhet të vendoset në hyrje të qeverisë së Kosovës, për të përkujtuar fëmijët e vrarë nga Serbia në Kosovë”, shkroi Gashi në Facebook.
Skulptura e Leotrim Ahmetit, punuar nga Sabri Behramaj do të vendoset në Skenderaj