string(94) "gashi-qesh-me-haxhiun-i-uron-suksese-pas-nderprerjes-se-seances-ajo-faleminderit-arben-shihemi"

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 12:21

Gashi qesh me Haxhiun, i uron “suksese” pas ndërprerjes së seancës, ajo: Faleminderit Arben, shihemi!

Lajme

Gazeta Express

25/05/2025 12:21

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i uroi suksese Albulena Haxhiut, deputetes së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, pasi seanca konstituive u ndërpre sërish sot.

“Albulena suksese!”, i tha Gashi duke qeshur, ndërsa ajo po futej në veturë pas daljes nga Kuvendi.

“Faleminderit Arben, shihemi!”, ia ktheu Haxhiu.

Gashi më pas u pyet nëse LDK-ja do t’ia mundësojë Haxhiut të zgjidhet kryeparlamentare.

“I urova sukses. Suksesin ia mundëson partia e vet e cila po thotë që i ka numrat për qeveri, por s’i ka për Albulenën. Mendoj që është degraduese dhe e panevojshme si gjuhë”, tha ai.