Gashi për çështjen e Dakës: Presim njëherë të veprojë Avokati i Popullit - Gazeta Express
string(71) "gashi-per-ceshtjen-e-dakes-presim-njehere-te-veproje-avokati-i-popullit"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:49

Gashi për çështjen e Dakës: Presim njëherë të veprojë Avokati i Popullit

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:49

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se për çështjen e ish-kryetares të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, do të presin vendimin e Avokatit të Popullit, dhe pastaj do të rishqyrtojnë mundësinë e dhënies së nënshkrimeve për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e presidentes Vjosa Osmani

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet të enjten.

Lexo Edhe:

“Ka një mbledhje të rregullt të Kryesisë së Kuvendit të martën dhe pritet të kemi seancë të enjten. Janë dy probleme madhore. Tendenca e LLV të prish balancin sa i përket përfaqësimit të anëtarëve nga Kosova për Marrëveshjen e Stabizilim Asocimit”. Deklaroi ai.

“Çështja e dytë e rëndësishme është rekomandimi për shkarkimin e Këshillit të Pavarur të Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.  Është një raport i mangët. Ka një shkelje kur është rikthyer në punë një anëtar”.

“Politika e kapjes “krejt dhe drejtë” është e gabueshme. Po ndodhë prekje e institucioneve të pavarura. Ne jemi këtu më ngrit shqetësimet për ato që priten me ndodhin”, tha Gashi, raporton eo.

Për ta dërguar vendimin e presidentes Osmani në Kushtetuese, PDK dhe AAK kanë dhënë nënshkrimet.

Ditë më parë, Osmani ka shkarkuar Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së. Në lidhje me këtë ka pasur reagime nga opozita dhe shoqëria civile.

“Ne përkrahim mendimi e zonjës Daka se ajo do të ndjekë fillimisht vetë rrugët ligjore për këtë çështje. Presim që njëherë të merret Avokati i Popullit në këtë drejtim”, ka deklaruar Gashi.